Përfaqësues të Sindikatës së Kulturës nesër në ora 12:00 do të mbajnë takim me Ministrinë e Kulturës.
Në takim do të rishikohet situata aktuale në lidhje me procesin e dorëzimit të dokumentacionit të nevojshëm për pagën nga ana e institucioneve dhe do të gjendet zgjidhje për të dal nga kjo situatë delikate.
“Megjithatë, për momentin përveç problemit financiar, 3600 persona kanë probleme shëndetësore, dmth nuk kanë sigurim shëndetësor në kohë pandemie”, thonë nga Sindikata.
