Gardianët e shtetit sot treguan aftësitë e tyre para qytetarëve. Renxherët, ujqërit, njësia për intervenim të shpjet bënë simulimin se si do të veprojnë në raste rreziku. Ata zbuluan edhe se si ballafaqohen me “kriminelët”.
Gjithashtu treguan se si ushtrojnë për tu aftësuar.
Fëmijët ishin entuziastët më të flaktë.
Publiku me duartrokitje u jepte mbështetje armatës.
Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska tha se vendi ynë është i gatshëm të jetë anëtar i 30-të i Aleancës.
“Pas nesh ishte një proces i vështirë, kërkonte shumë durim, shumë energji, por sot, këtë vit ne mund të themi se si një vend ishim. Me ngjarje të tilla, me kontakte me qytetarë tregojmë se çdo gjë që ne kemi bërë, kemi bërë që qytetarët të jenë më të sigurt dhe të kenë më shumë shanse për ta dhe për vendin tonë “, Radmilla Sheqerinska, ministre e Mbrojtjes.
Fëmijët nga shoqata “Trisomy 21” morën pjesë duke performuar me këngë për dashurinë. Pastaj u dekoruan tri esetë më të mira në temë “NATO dhe TI” shpërblimi është një udhëtim studimor në selinë e Aleancës në Bruksel.
