Simpatizuesit e Trampit në protesta masive do të mbajnë nekrologje të njerëzve të cilët kanë “votuar”

TË FUNDIT

Presidenti amerikan, Donalld Tramp, planifikon të organizojë protesta masive në vend, në të cilat do të protestojë kundër vjedhjes së rezultateve zgjedhore, ndërsa në këto demonstrata është planifikuar të tregohen nekrologje të njerëzve të cilët gjoja kanë “votuar” në zgjedhje, lajmëroi Dejli mejll”.

Faqja e Internetit axios.com mbrëmë lajmëroi se shtabi zgjedhor i Donalld Trampit po mobilizon “ushtarë” dhe po përgatitet për “luftë”.

“Ne dëshirojmë të sigurohemi se kemi mjaft njerëz për luftë ballë për ballë”, deklaroi njëri nga këshilltarët në shtabin zgjedhor të Trampit.

Ekipe të Trampit tashmë janë dërguar në Pensillvani, Arizonë, Xhorxhia, ndërsa fushata paszgjedhore duhet të organizohet si “operacion medial”.

Faqja e Internetit thekson edhe se Trampi ka grumbulluar ekipin më të madh deri më tani në historinë e zgjedhjeve, me numër të paparë të avokatëve të përgatitur për t’i anuluar rezultatet zgjedhore.