Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Apostoll Simovski ka mohuar informacionet se ka probleme me procesin e regjistrimit të mërgatës së Maqedonisë së Veriut.
Ai është i bindur se ueb faqja është funksionale dhe se regjistrimi po vijon.
“Informatat e mija flasin se aplikacioni është funksional gjatë gjithë kohës, dhe se mërgimtarët po regjistrohen”, tha Simovski, transmeton TV21.
Nga ana tjetër, në adresën e TV21 kanë arritur ankesa nga mërgata shqiptare, pasi siç thonë ueb faqja rezulton “error” dhe edhe pse numrin amë e kanë valid, ai nuk pranohet gjatë dhënies së të dhënave. Kësisoj regjistrimi rezulton i pasuksesshëm./TV21
