Simovski: Jemi të përgatitur për fillimin e regjistrimit të popullsisë

TË FUNDIT

Drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë, Apostol Simovski në një dalje për media bëri të ditur se janë të përgatitur për fillimin e regjistrimit të popullsisë. Simovski bëri të ditur se sot përfundon Konkursi për aplikim për regjistruar rajonal, duke shtuar se ka numër të mjaftueshëm të regjistruesve.

“Enti Shtetëror për Statistikë është plotësisht e përgatitur për fillimin e regjistrimit të popullsisë. Mbeten edhe 10 ditë nga fillimi i këtij aktiviteti. Vijon trajnimi i instruktorve rajonal të cilët në këtë aktivitet do të kenë funksionin e supervisorit dhe për disa ditë do të fillojë edhe trajnimi i personave që do të bëjnë regjistrimin. Sot përfundon konkursi për aplikim për regjistruar rajonal. Numri i aplikantëve është mjaftueshëm. Interesi është i madh dhe kemi rreth 8 mijë persona të cilët kanë aplikuar deri më tani dhe jemi të sigurt që do të kemi mbulim të tërë në të gjithë territorin e vendit. Nëse kemi nevoj, Qeveria do t’i vendosë në dispozicion personat të cilat janë të angazhuar me kontratë në institucionet, por shpresoj që për këtë nuk do të kemi nevojë”, u shpreh mes tjerash, Apostol Simovski – Drejtor i Entit për Shtetëror për Statistikë.

Kujtojmë që regjistrimi i popullsisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të fillojë më 5 shtator dhe do të zgjas deri në fund të muajit shtator. Ndërkaq vazhdon regjistrimi i diasporës.