Silvinjo mesazh Asllanit: Mos u largo nga Interi

TË FUNDIT

Kristjan Asllani këtë sezon po gjen më shumë minuta në fushën e lojës nën urdhrat e trajnerit Simone Inzaghi.

Derisa mesfushori po gjen gjithnjë e më shumë hapësira te “Nerazzurrët”, ai ka qenë elementi kryesor prej disa kohësh edhe në kombëtaren shqiptare.

Për formën e tij, ka folur edhe trajneri i Shqipërisë, Silvinjo. Tekniku brazilian e ka këshilluar Asllanin që të mos largohet nga Interi.

“Nuk do t’i thoja kurrë të largohej nga Interi për të luajtur më shumë. Më intereson se çfarë bën në kombëtare dhe ai ka treguar se është shumë i fortë” , tha trajneri i intervistuar nga Cronache di Spogliatoio.