Silvinjo: Do të bëjmë punën tonë! Në 90 minuta mund të ndodhë gjithçka

TË FUNDIT

Trajneri i Kombëtares shqiptare në futboll, Sylvio Mendes Campos Júnio, Silvinjo ka reaguar pas shortit të Euro 2024, që e pozicionoi Shqipërinë në grupin B me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë.

“Të gjithë njerëzit duhet të kujtojnë çdo ndeshje që kemi fituar e barazuar për të ardhur këtu. Kundërshtarët janë mësuar të luajnë në finalet e Europianit dhe të Botërorit”, tha Silvinjo.

Ai pranoi se është një grup i vështirë, por tha se “do ta bëjnë punën e tyre”.

“Në momentin që flitet për tre ndeshje finale të një Kampionati Europian, nuk mund të flasim për një favorit. Të gjithë janë favoritë. Ne do të shkojmë të luajmë futboll, do të bëjmë punën tonë. Në 90 minuta mund të ndodhë gjithçka”, shtoi Silvinjo.