Silva: 4:0, natë e shkëlqyer për ne

TË FUNDIT

Ylli i Manchester Cityt, Bernardo Silva është shprehur shumë i lumtur për fitoren ndaj Real Madridit.

Silva shkëlqeu me dy gola dhe u shpall lojtar i ndeshjes.

“Është natë e shkëlqyer për ne. E kemi ditur se do të jetë vështirë, por ta mposhtim Real Madridin 4:0 në shtëpi… Është ndjenjë e jashtëzakonshme që jemi në finale sërish. Shpresojmë që këtë herë do ta fitojmë”, ka thënë Silva.

“Nuk jam ndier fare mirë pas ndeshjes së parë. Sonte është dashur të mundohem të paraqitem më mirë për bashkëlojtarët e mi dhe për tifozët. Jam shumë i mirë me kokë. Jam i vogël por jam i mirë me kokë”, ka vazhduar Bernardo Silva.