Siljanovska-Davkova në fjalimin në SEECP në Sofje: Duhet ta ringjallim shpirtin e bashkëpunimit rajonal

TË FUNDIT

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova iu drejtua Samitit të Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore në Sofje dhe theksoi nevojën për ringjalljen e shpirtit të bashkëpunimit rajonal dhe kthimin te parimet mbi të cilat para tre dekadash u themelua ky proces. Sipas saj, procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian duhet të bazohet në kriteret e Kopenhagës, ndërsa përparimi në zbatimin e reformave duhet të diktojë ritmin e procesit të anëtarësimit. Duke iu referuar fjalëve të autorit bullgar Georgi Gospodinov se “kur dyert e së ardhmes mbyllen, e kaluara bëhet i vetmi atdhe”, ajo paralajmëroi nevojën për de-ballkanizim përmes evropianizimit. Për Siljanovskën, integrimi evropian është një domosdoshmëri natyrore, si dhe gjeopolitike dhe e sigurisë, ndërsa një Ballkan stabil, i begatë dhe evropian është në interes të të gjitha shteteve të rajonit, por edhe të Evropës. Në margjinat e samitit janë paralajmëruar takime të Siljanovska me presidenten e Bullgarisë, Ilijana Jotova, dhe me ushtruesen e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.