Kandidatja për president, Gordana Siljanovska-Davkova, pas Krushevës, mbajti fjalim para qytetarëve të Prilepit, duke dërguar porosi se në Maqedoni do të vijë drejtësia. Kjo punë mund të arrihet bashkë me qytetarët, sepse qytetarët nuk do ta harrojnë atë, që gjatë dy viteve të kaluara e ka bërë pushteti aktual, shtoi ajo.
“Ata që ofrojnë, ata që sugjerojnë, ose ata që urdhërojnë ndryshime kushtetuese nga jashtë, nuk kanë legjitimitet demokratik për këtë, kështu themi ne kur bëhet fjalë për të drejtën kushtetuese dhe kur thirremi në sundimin e së drejtës. Nëse shikoni dikë nga Bashkimi Evropian apo nga Kombet e Bashkuara, flisni vetëm atë që ai do ta dëgjojë. Gënjejeni. Thoni se i gjithë populli ose mbi 80% janë “për” ndryshimin e emrit, se nuk ka të bëjë me identitetin dhe se në mënyrë të drejtpërdrejtë na çon në BE”, theksoi Kandidatja për Presidente, Gordana Siljanovska Davkova.
