Vazhdon fushata zgjedhore. Kandidatja per presidente Gordana Siljanovska Davkova në takim me anëtarët e Lidhjes së maqedonasve “Egejot Makedon” në Parkun e gruas në Shkup, para të pranishmëve që angazhohen për maqedonasit e pjesës së Egjeut, tha se problemin e sheh përmes dritës së dokumenteve evropiane për të drejtat e komuniteteve pakicë.
Kuptohet se unë si dikush që ligjëron të drejtën kushtetuese, mund ta shoh këtë çështje përmes dritës së dokumenteve evropiane për të drejtat e pakicave, e ato janë: Konventa për mbrojtjen e të drejtave të pakicave dhe Konventa për gjuhët rajonale të pakicave. Greqia e ka nënshkruar konventën e parë, por nuk e ka ratifikuar. Profesorët grekë rekomandojnë që ta nënshkruajë edhe konventën e dytë, por të dy konventat nuk janë ratifikuar. Ato qartazi dëshmojnë se në Greqi ka pasur dhe ka pakica, por si duket problemi nuk është vetëm i Greqisë, por edhe i Maqedonisë” theksoi Gordana Siljanovska Davkova, kandidate për President
