“Jemi në një moment kyç të historisë sonë, kur sfidat e sigurisë nuk kufizohen më vetëm në kërcënimet tradicionale si krimi i organizuar, tregtia me drogë dhe korrupsioni, por po ndërthuren me rreziqe të reja e më komplekse. Si policë dhe profesionistë kemi një mision të përbashkët – t’i shërbejmë popullit dhe ta mbrojmë shtetin,” tha ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, në hapjen e Konferencës së ritrainingut të degës evropiane të Akademisë Kombëtare të FBI-së.
“Sot jemi dëshmitarë të shfaqjes së kërcënimeve kibernetike dhe luftërave kibernetike, keqpërdorimit të teknologjisë, ekstremizmit tradicional dhe shndërrimit të dezinformatave në armë që e ndryshojnë natyrën e mjedisit të sigurisë ku veprojmë. Ky realitet nuk kërkon prej nesh vetëm vigjilencë dhe reagim, por vizion dhe gatishmëri për të rishikuar modelet e vjetra, për të pranuar inovacione dhe për të krijuar një bashkëpunim më të thellë e më cilësor ndërkombëtar. Të gjithë vijmë nga anë të ndryshme, por misioni ynë është i njëjtë – siguria nuk ka kufij, kërcënimet janë transnacionale dhe përgjigja duhet të jetë e përbashkët”, tha Pançe Toshkovski, ministër i Punëve të Brendshme.
Të gjithë vijmë nga vende të ndryshme, por misioni ynë është i njëjtë – siguria nuk ka kufij, kërcënimet janë transnacionale, dhe përgjigja duhet të jetë e përbashkët, tha ministri.
Drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev, me mesazh: “Beteja jonë e përbashkët është serioze – të kapim njerëzit e këqinj, ata që nuk i respektojnë ligjet, por kanë vetëm një qëllim – përfitimin.”
William Gabon, kryetar i Shoqatës së Akademisë Kombëtare të FBI-së, tha se ky tubim i kushtohet lidhjes me profesionistë me mendim të ngjashëm në Evropë dhe botë.
“Shkupi është një qytet historik që ndodhet në një kryqëzim, ku historia flet nga gurët e tij, ndërsa e ardhmja varet nga ata që janë të përkushtuar drejtësisë, bashkëpunimit dhe mbi të gjitha miqësisë”, u shpreh William Gabon – Kryetar i shoqatës së akademisë kombëtare të FBI-së.
Zëvendësambasadorja e SHBA-së në vend, Nicole Warns, theksoi se së bashku kemi ende punë për të bërë në sigurimin e kufijve, luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe parandalimin e sulmeve kibernetike. “Krimi nuk ndalet në kufij dhe prandaj nuk do të ndalemi as ne,” tha ajo.
