Ministri i Punëve të Jashtme i Hungarisë, Peter Siarto deklaroi se Rumanisë dhe Bullgarisë duhet t’u lejohet t’i bashkohen Zonës së Shengenit, pasi janë duke punuar me përkushtim në mbrojtjen e kufijve të vet dhe kanë bërë shumë që ta shkatërrojnë migrimin ilegal.Siarto në publikimin në Fejsbuk shkroi se Kroacisë i është miratuar të bëhet anëtare e Zonës së Shengenit, ndërsa Rumania dhe Bullgaria janë refuzuar edhe pse e kanë merituar këtë status.Ai shkroi se refuzimi është si pasojë e veto të cilën e kanë vendosur Austria dhe Holanda, ndërsa “të gjitha të tjerat kanë dhënë mbështetje” që Bullgaria dhe Rumania të hyjnë në Shengen.Siarto e kritikoi “heshtjen e mediave, burokracinë e Brukselit dhe ministrat e qeverive liberale”, të cilat siç potencoi, nuk e kanë kritikuar veton e Austrisë dhe Holandës, për dallim prej qëndrimeve të Qeverisë hungareze të cilat kohën e fundit janë kritikuar.
