Thinjat janë një problem me të cilin përballen jo vetëm ata që i kanë kaluar të 40-at. Shpesh ndodh që edhe moshat e reja të kenë thinja dhe në të tilla raste shkaqet mund të jenë stresi, dieta e gabuar ushqimore apo mungesa e kripërave minerale dhe vitaminave të domosdoshme për pigmentimin e flokut.
Por nëse kur ato shfaqen nuk të mbetet alternativë tjetër veç bojës, ja disa mënyra për t’i parandaluar.
Shmang stresin
Studimet e fundit thonë se një gjendje e zgjatur stresi mund të çojë në humbjen e qelizave staminale, të cilat gjenden në bazën e folikulave. Kjo është arsyeja pse shpesh njerëzit që kalojnë situata stresi që zgjasin në kohë fillojnë të zbardhen.
Kujdes me dietën
Njësoj si për kujdesin ndaj lëkurës, edhe kujdesi për flokët kërkon një dietë të ekuilibruar ushqimore. Efektive janë ushqimet që kanë në përbërje vitaminën B dhe B12, vitaminën E dhe zinkun. Të këshillueshme janë çaji jeshil, bajamet, arrat dhe mishi i bardhë.
Një balsam me efekt parandalues
Përdorimi i shpeshtë i balsamit me bazë vajin e kokosit dhe limonin parandalon shfaqjen e thinjave. Gjithashtu ka efekt pozitiv te flokët në tërësi.
Kufizoni përdorimin e piastrës dhe mashës
Flokët që janë nën efektin e temperaturave të larta kanë tendencë të thinjen më shpejt. Zgjidhni modele natyrale, pa u bërë pre e manisë për flokë krejt të drejtë apo onde të përkryera.
