Si të zhbllokohet Kuvendi? Selimi: Pushteti të ulet me opozitën dhe opozita të japë 1 muaj afat

TË FUNDIT

Për zhbllokimin e Kuvendit ekziston zgjidhje, por është në pyetje vullneti dhe sinqeritet i partive politike vlerëson analisti Sefer Selimi. Ai thotë se vendi është në një ngërç të paparë deri tani dhe është e pa tolerueshme që në një situatë të tillë kaq të vështirë ekonomike, shoqërore dhe shëndetësore vendi të ngelet në këtë krizë.  Ai mes tjerash tregon edhe alternativën se si mundet që Qeveria dhe opozita të gjejnë kompromis mbi ligjin për shtetësi.

 “Me që pushteti po akuzon opozitën posaçërisht opozitën shqiptare për bllokim të qëllimshëm të parlamentit, zgjidhja mund të gjendet edhe në atë që nëse Qeveria është e sinqertë që kërkon zgjidhje për çështjen shtetësisë…atëherë le të pranojë le të ulet me opozitën shqiptare. Ndoshta në këtë rast opozita shqiptare mund të jap një afat kohorë prej 1 muajsh për dialog dhe për gjetjen e një zgjidhje të përbashkët ashtu siç deklarojnë të dyja palët. Në ndërkohë nëse opozita maqedonase nuk tërhiqet nga ky pozicion I bllokimit të shtetësisë, le ta mbajë fajin e vetë para qytetarëve”, tha për TV21, analisti Sefer Selimi.