Duhet sqaruar se nuk ka asnjë “ilaç magjik” që do t’ju ndihmojë të hiqni qafe poret e bllokuara. Ky problem mund të ndodhë nëse lëkura është e yndyrshme, e prirur ndaj akneve ose e thatë. Poret janë më të dukshme në zonat e yndyrshme të fytyrës, si hunda dhe mjekra.
Këto janë disa mënyra efektive që do t’ju ndihmojnë të minimizoni poret në mënyrë natyrale.
Lani lëkurën para se të shkoni në shtrat
Nuk është thjesht një ritual relaksues i vetëkujdesit për të larë fytyrën gjatë natës. Ndihmon gjithashtu për të hequr papastërtitë dhe make up-in. Zgjidhni një pastrues që nuk është i ashpër dhe që largon vajrat natyralë nga lëkura juaj.
Zgjidhni një tonik të butë
Në treg ka shumë tonerë të butë që mund t’ju ndihmojnë të hiqni qafe poret e bllokuara me kalimin e kohës. Aplikoni një sasi të vogël toneri me një copë pambuku për të hequr vajin dhe për të dhënë pamjen e poreve më të vogla.
Përdorni retinol
Një nga produktet e preferuara të dermatologëve, retinoli mund të ndihmojë në përmirësimin e strukturës së lëkurës dhe zvogëlimin e shfaqjes së poreve kur përdoret rregullisht. Jo vetëm kaq, por përmirëson edhe foto ndjeshmërinë e lëkurës dhe është e dobishme për disa njerëz. Kërkoni ndihmë nga mjeku juaj për të zgjedhur retinolin më të mirë për ju.
Mos harroni kremin kundër diellit
Nëse dilni pa mbrojtjen e duhur UV ka efekt anësor negativ. Elasticiteti dhe aftësia e lëkurës për të riparuar veten mund të rrezikohet për shkak të ekspozimit të zgjatur ndaj radikalëve të lirë.
