Si ta kuptoni nëse jeni intolerantë ndaj glutenit?

TË FUNDIT

Ndërkohë që për shumë njerëz, konsumimi i glutenit nuk është aspak problem, të tjerë kanë intolerancë ndaj tij.

Këto janë disa nga shenjat e intolerancës nga gluteni që nuk duhet t’i injoroni:

Nuk mund të hani makarona pa u sëmurë

Trupi juaj nuk ua duron konsumimin e pastave, bukës ose tortave. Kjo ndodh për shkak të dhimbjes së stomakut, pasi hani diçka që përmban gluten dhe simptoma është e zakonshme. Në të tilla raste sugjerohet që të mbani shënime për ushqimin që konsumoni, për t’i identifikuar më lehtë shkaktarët e dhimbjeve të stomakut.

Ndiheni shumë të fryrë

Kjo ndjesi mund të shkaktohet nga shumë gjëra, duke filluar nga hormonet e deri te fasulet. Por nëse nuk jeni në gjendje ta digjni glutenin, barku juaj mund të fillojë të ndihet i fryrë.

Lëkurën e keni të thatë dhe të plasaritur

Ndërsa nuk ka ndonjë studim shkencor për ta mbështetur këtë simptomë, shumë njerëz intolerantë ndaj glutenin kanë lëkurë të tillë, pra të thatë, të skuqur apo me akne.

Po humbni peshë pa e kuptuar

Humbja e pavullnetshme e peshës është një nga simptomat primare të sëmundjes sepse kur zorrët janë të dëmtuara, kjo nënkupton se nuk jeni duke e absorbuar siç duhet ushqimin që hani.

Nuk përqendroheni dot

Intoleranca ndaj glutenit mund të kthehet në një sëmundje neurologjike dhe mund ta ulë aftësinë tuaj për t’u përqendruar.

Ndiheni të pafuqishëm shumicën e kohës

Mund të keni ndryshime të humorit ose rritje të ndjenjës së depresionit/ankthit pasi keni ngrënë ushqime me gluten. Po ashtu ndiheni shumë të lodhur dhe keni nevojë për një sy gjumë edhe pasi të keni fjetur.

Jashtëqitja jo normale

Jeni kaps gjatë gjithë kohës? Apo keni diarre? Problemet me jashtëqitjen janë një tjetër shenjë e intolerancës ndaj glutenit.

Nuk kujtoni asgjë

Një nga simptomat kryesore neurologjike të raportuara nga pacientët intolerantë ndaj glutenit është kujtesa e turbullt.

Në përgjithësi sugjeroheni që t’i shmangni këto lloje të ushqimit të cilat përmbajnë sasi të lartë të glutenit si: buka, gruri, pitet dhe tortat, karamelet, drithërat, biskotat, patatet e fërguara, pastat, hot-dogët dhe produktet e përpunuara, salcat e gatshme të sallatave dhe salcat e tjera të cilat nuk përgatiten në kushte shtëpie.