Edhe pse alarmi bënte zhurmë të madhe, saqë zgjoi gjithë lagjen në këmbë, kjo nuk i ndali vjedhësit ta çojnë deri në fund punën që kishin nisur.
Katër persona, thyen dyert e një marketi në lagjen Cërrnicë të Shkupit, nga ku nxorën një kasafortë.
E fusin në bagazhin e makinës të cilën e kishin parashikuar ta kryenin vjedhjen, por që në fakt duket pak e vogël për një kasafortë aq të madhe.
Pasi e ngarkuan, duke ikur, plaçka u ra nga bagazhi.
Por vendosmëria e hajdutëve nuk kishte të sosur. U kthyen, e ngarkuan sërish dhe ia mbathën.
Policia po merret me këtë vjedhje, ndërsa ministri teknik i punëve të brendshme Panço Toshkovski thotë se po janë ndërmarrë masat që rasti të zbardhet sa më shpejtë.
Nuk dihet se kujt i përkiste kasaforta, çfarë ka pasur në të dhe vlera e dëmit material të shkaktuar nga kjo grabitje.
