Si e kanë kaluar mjekët natën e ndërrimit të viteve me pacientët

TË FUNDIT

Jo të gjithë janë afër familjarëve për të festuar natën e ndërrimit të viteve. Darka e vitit të ri mjeken Esi Duka e gjen në spitalin infektiv. Larg familjes, ajo është në shërbim të pacientëve të prekur nga COVID për 24 orë. Thotë se edhe koleget e kane rutinë që këtë moment ta kalojnë në spital.

Nuk është hera e parë për mjekun që ta kalojë festën e ndërrimit të viteve larg ambientit të ngrohtë familjar. Kjo për ne është rutinë në fakt. Aq më tepër në këtë situata 10-mujore që kemi qenë më shumë në spital, duke punuar me orare të zgjatura.”

Por puna nuk mbaron me mbylljen e turnit te rojës. Dita e 1 janarit, është e njëjtë, vetëm se jo fizikisht ne pavijon. Kujdeset për pacientët përmes celularit.

“Ne informojmë edhe familjarët për çdo gjë..Në varësi të problematikës që paraqesin pacientët.”