SI FUNKSIONOJNË SHTABET E KANDIDATËVE? AKTIVISTËT 24/7 TË GATSHËM PËR TË SHPALOSUR PROGRAMET

TË FUNDIT

Ndonëse ditë e diel, ditë pushimi, shtabet e kandidatëve për president vazhdojnë me aktivitete.

Aktivistët e tre kandidatëve në çdo moment po qëndrojnë gati për t‘ua shpalosur qytetarëve programet e tyre.

Vizituam tre shtabet e kandidatëve, të cilët janë hapur nga orët e para të mëngjesit. Aktivistet po shpërndajnë fletushka me programet e kandidatëve.

Aktivistët e Stevo Pendarovskit tek shtabi që ndodhet në rrugën Maqedonia, thonë se ata çdo ditë mbajnë mbledhje me kandidatin e tyre.

“Qytetarët kanë mundësi që çdo dit të shohin kandidatin tonë për president Stevo Pendarovski në këtë shtab, ne çdo ditë bëjmë mbledhje me kandidatin për kryetar dhe të gjitha sugjerimet që janë nga qytetarët ia përcjellim kandidatit”, Aleksander Sasha Dimitrieviç Kryetar Shtabi- Stevo Pendarovski.

Në Çarshinë e Shkupit, ndodhet shtabi i kandidatit Blerim Reka. Edhe aktivistët që takuam aty thonë se janë hapur 24/7 për të shpalosur programin Rekës.

“Natyrisht jemi të hapur dhe në dispozicion të ju përgjigjemi çdo pyetjes të cilët qytetarët e parashtrojnë. Duke filluar nga programi nga pikat që i ka shtruar profesori në tematikat e ndryshme sociale, ekonomike pse jo edhe kulturore”, tha Vlera Gjakovs Kryetare Shtabit- Blerim Reka.

Njëri nga shtabet e kandidates Gordana Siljanovska Davkova gjendet në rrugën Rekord. Kryetari i këtij shtabi thotë se janë të hapur për të gjithë qytetarët që duan të dëgjojnë programin e Siljanovskës.

“Këtu vijnë nga të gjithë nacionalitet, maqedonas, shqiptarë, serb, boshnjak dhe të gjithë të tjerët që duan të dëgjojnë atë që po ofron kandidatja për kryetar shteti Gordana Siljanovska Davkova dhe kjo do të jetë deri në fund të kampanjës” ,tha Goran Momirovski Kryetar i Shtabit –Gordana Siljanovska Davkova.

Rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 21 prill, ndërsa rrethi i dytë më 5 maj. Të drejtë vote kanë 1 800 131 qytetarë.