Si-En-En: Pas Xhorxhias, Bajdeni prin edhe në Pensilvani

TË FUNDIT

Kandidatit i Partisë Demokratike në zgjedhjet në SHBA, Xho Bajden, pasi sot në mëngjes e ndërmori epërsinë në Xhorxhia, për mbi 1.000 vota, para ca kohësh edhe në shtetin federal Pensilvania e tejkaloi kundërkandidatin e tij, presidentin aktual Donald Tramp, sipas numrit të votave të fituara, për afro 6.000 vota, transmetoi Si-En-En.

Shanset e Trampit për të siguruar rizgjedhje më së shumti varen nga ndodhitë në këtë shtet, transmetoi Si-En-En.

Bajden tani për tani prin me 253 vota të siguruara në krahasim me Trampin i cili i ka 214 vota elektorale të sigurta, nga 270 votat e nevojshme për hyrje në Shtëpinë e Bardhë.

Nga Zgjedhjet tashmë kanë kaluar mbi 48 orë, ndërsa akoma nuk ka rezultate përfundimtare prej shteteve federale, Nevada, Arizona, Pensilvania, Karolina e Veriut, Xhorxhia dhe Alaska.