Si do të duket bota pas 35 viteve?

TË FUNDIT

Sot në Planetin tonë jetojnë 7.2 miliardë njerëz dhe parashikohet se popullata botërore do të shtohet për një miliardë banorë gjatë 12 viteve të ardhshme. Nëse hedhim vështrimin më tutje drejtë ardhmërisë, vlerësohet se kah mesi i shekullit 21 planeti ynë do të ketë 9.6 miliardë banorë, thuhet në raportin më të ri të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

India do të tejkalojë Kinën dhe do të bëhet shteti me popullatën më të madhe në botë, pasi që numri i indianëve do të ngritët në 1.6 miliardë, për 400 milionë më shumë se sa sot.
Rritjen më të shpejtë do ta shënojnë 49 shtetet më të pazhvilluara në botë dhe atë kryesisht në Afrikë, ndërsa Evropa do të mbetet prapa të tjerëve.

Tkurrjen më të madhe të popullatës do ta përjetojë Rusia, në të cilin vend do të jetë 23 milionë më pak njerëz, më pas Japonia, më 19 milionë dhe Gjermania me 10 milionë më pak banorë.
Numri i banorëve të Planetit do të shtohet, për shkak të rritjes së moshës mesatare të jetëgjatësisë. Kështu, 15 vjeçarët do të përbëjnë 18 për qind të popullatës së përgjithshme botërore, ndërsa personat më të moshuar se 65 vjet do të përbëjnë 21 për qind të popullatës.