Si do të duken 5 shportat sindikale? LSDM: Në vend të masave, po bëhet bën matematikë gazmore

TË FUNDIT

Populli po varfërohet, shpenzimet po rriten, dhe për këtë janë të nevojshme masa, jo lojëra me numrin e shportave – kështu kritikoi opozitarja LSDM propozimin e ri të kryeministrit Hristijan Mickoski për 5 kategori të shportave konsumatore. Sipas të dhënave të fundit, një familje prej katër anëtarësh në korrik ka nevojë për mbi 65 mijë denarë, nga të cilat 24 mijë denarë vetëm për ushqim.

“Vetëm për tre muaj, shporta sindikale është shtrenjtuar për 2.637 denarë. Inflacioni vjetor ka arritur në 4.5%. Këto nuk janë shifra të një ekonomie të katërt më të zhvilluar, por të dhëna alarmante për një ekonomi në kolaps. Edhe në këto kushte, ndërsa populli nuk e di çfarë do të vendosë në tryezë, në vend që të ndërmarrë masa, Mickoski bën matematikë gazmore me pesë lloje shportash sindikale”, tha Kristina Kostova, nënkryetare e LSDM.

Mickoski dje paralajmëroi se do të ketë pesë shporta konsumatore – një për person të vetëm, për çift të ri, për familje me tre anëtarë, për familje me katër anëtarë dhe për pensionistë, sepse siç shpjegoi ai, nevojat e tyre janë të ndryshme. Sot, ai nuk deshi të shpjegojë si do të duken këto masa, pra si do të funksionojë kjo ndarje e qytetarëve në 5 kategori.

“Shumë shpejt do të dalim me masa që do të nënkuptojnë mbrojtje të interesave të qytetarëve. Shumë shpejt, kur të jenë gati, do të paraqitemi para opinionit”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryeministër.

Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë dje reaguan se shporta minimale sindikale nga qershori deri në korrik është rritur për më shumë se 630 denarë. Prej aty shtojnë se, për shkak të rritjes së çmimeve, është e nevojshme të rritet paga minimale dhe të gjitha pagat e tjera.