Përmes dy masave Ministrja për punë dhe politikë sociale Milla Carovska do të përpjekjet të ulë korrupsionin në institucionin të cilin ajo e drejton, e i cili nga një raport të Organizatës Transparencë Maqedoni u gjend në mesin e institucioneve më të korruptuara.
Ministria për punë dhe politikë sociale nëpërmjet Bankës botërore do të krijon një trup, i cili do të përcaktojë aftësinë për punë te qytetarët dhe nëpërmjet kësaj do të përcaktojë se a i takon qytetarve ose jo “Kompensim parash për përkujdesje nga person tjetër”. Me masën e dytë parashihet që nëpër çerdhe të ketë program për sjellje më etike që të edukohen fëmijët se çfarë nënkupton korrupsioni.
“Nëpërmjet bankës botërore fituam program që nënkupton se në dy vitet e ardhshme do të krijohet sistem, ku një trup, një grup ekspertësh të verifikuar në nivel kombëtar, do të konfirmojnë se a është aftësia për të punuar e një personi 50% apo 30% dhe i takojnë këto të drejta. Në këtë mënyrë do të zvogëlohet mundësia për korrupsion dhe do të zvogëlohet jobesueshmëria te qytetarët”, theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale.
Opozitarja VMRO-DPMNE më së shumti kritikon Ministrinë e Shëndetësisë. Lideri i kësaj partie Hristijan Mickoski radhiti një sërë aferash, siç i quan ai, si rastin “Reket”, shkatërrimin e insulinave, shkatërrimin e vaksinave, ku thotë se gisht ka Venko Filipçe, Ministri i shëndetësisë.
“Unë siç thashë, gjithë atë që e flet Zoran Zaev çdo ditë po demantohet nga ana e institucioneve ndërkombëtare. Këtu do ta përmendi edhe raportin e UNDP i cili thotë se, praktikisht politika e tij klasike kur thoshte një shoqëri për të gjithë po shembet, ne jemi të fundit në rajon. Shtet i fundi I cili mundëson zhvillim të barabartë te qytetarët”, u shpreh Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Sipas raportit të Organizatës “Transparencë Maqedoni”, Dogana është institucioni më i korruptuar. Dje Drejtori i Drejtorisë së Doganave, Gjoko Tanasoski, tha se shumica e denoncimeve kanë të bëjnë me shtyrjen e procedurave doganore për të marrë kompensim në të holla apo shërbime. Zëvendësministri i Shëndetësisë, Armend Arsllani, deklaroi se në Ministrinë me të cilën udhëheq ai, nuk kanë ardhur denoncime për korrupsion, por vetëm ankesa për sjelljen apo punën e mjekëve. Pikërisht, Asim Musa, paraardhësi i tij, u kap me ryshfet, por tani për tani ende nuk dihet nëse është ngritur procedurë kundër tij. Në mes institucioneve më të korruptuara përmendet edhe MBP. Asistenti i Ministrit për kontroll të brendshme, Andonov tha se në tre vitet e fundit në MPB janë ngritur rreth 1.000 iniciativa për afera të dyshimta korruptive ndaj policëve, të cilët në shumicën e rasteve kanë përfunduar me përgjegjësi disiplinore.
