Shyhrete Behluli edhe njëher gjyshe, vjen në jetë mbesa e saj

TË FUNDIT

Këngëtarja e njohur,  Shyhrete Behluli sot është bërë edhe një herë gjyshe. Djali i saj Kushtrimi dhe reja Learta sollën në jetë një vajzë, te cilën e pagëzuan Matina.

Lajmi është bërë i ditur nga Learta, e cila ka bërë një postim në Instagram ku ka zbuluar edhe emrin e të bijës, që është emnak i djalit të tyre më të madh Matini.

“Faleminderit Zot për këtë mrekulli që na dhurove”, ka shkruar Learta në Instagram.

Sic kanë lënë të kupohet lindja nuk është bërë në Kosovë, por në Gjermani përkatësisht në një spital të Dortmundit.