Shumica e amerikanëve do të kenë qasje te vaksina kundër Kovid deri në mes të verës

TË FUNDIT

Eksperti kryesor për sëmundje ngjitëse në SHBA, dr. Entoni Fauçi, deklaroi se  shumica e amerikanëve  do të kenë qasje te vaksina deri në mes të verës.

Në edicionin e sotëm të “Mirëmëngjesi Amerikë”, Fauçi shprehu pritje që vaksinimi masiv i popullatës “të fillojë diku kah fundi i marsit – fillimi i prillit”.

Dozat e para ishin aplikuar javën e kaluar. Punonjësit shëndetësor, punonjësit nga linja e parë dhe personat e moshuar kanë  përparësi në këtë fazë fillestare të vaksinimit.

Vetë Fauçi është vaksinuar sot me dozë të vaksinës së prodhuar nga “Moderna”.

Ai në një intervistë shtoi se “definitivisht është e mundur” lloji i ri i koronavirusit i zbuluar në Britani të Madhe të arrijë deri në SHBA.

Ai sërish u bëri thirrje amerikanëve t’i kufizojnë  planet e tyre të zakonshme për festim të Krishtlindjeve edhe këtë vit,  duke e marrë parasysh  kryesisht rritjen e  përhapjes së virusit në mbarë SHBA-në