Shumë teknologji moderne në Gala Festën e Pranverës 2021

TË FUNDIT

Më 7 shkurt në Pekin u organizua konferenca e shtypit për Gala Festën e Pranverës së vitit 2021 nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG). Personat përkatës folën mbi karakteristikat e kësaj shfaqjeje dhe teknologjitë që do të përdoren në të.

Sipas tyre, Gala e Festa e Pranverës do të paraqitë bukurinë e elementeve kineze, të kulturës së kombësive dhe të qytetërimeve botërore. Për shkak të masave të kontrollit të epidemisë, disa artistë nga vendet e tjera s’mund të shkojnë në Kinë, prandaj CMG-ja do të përdorë teknologjinë e videos cloud për të mundësuar interpretimin e tyre.