Është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme në moshën 79-vjeçare aktori shqiptar, Albert Vërria.
“Artisti i Popullit” prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërsa kohët e fundit gjendej në spital për shkak të saj.
Në moshën 32-vjeçare, Vërria do të luante rolin e xha Sulos në filmin ‘Kapedani”, rol ky që e vendosi aktorin në grupin e gjigandëve të kinematografisë shqiptare. Ai ka luajtur me dhjetra role në filma si: “Rrethimi i Vogël”, “I teti në bronz”, “Përse bien këto daulle”etj.
