Shtyhet seanca për “27 prillin”, Janakieski nuk ka mundur të marrë pjesë në seancë

TË FUNDIT

Gjykimi për rastin “Organizatorët e 27 Prillit” është shtyrë sot për më 13 qershor të këtij viti, përcjell TV21. Siç sqaroi gjyqtari Ilija Tërpkov në fillim të seancës së sotme në Gjykatën Themelore Penale – Shkup, nga avokati Elenko Milanov, i cili përfaqëson ish-ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski, ka marrë njoftim se për shkak të gjendjes shëndetësore të një i afërmi të tij  nuk mund të marrë pjesë në seancën e sotme. Të akuzuar në këtë rast janë ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, ish-ministrat për transport dhe lidhje dhe arsim, Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish-drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski. Ata akuzohen për veprën penale “cenim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.