Shtyhet për më 3 shtator rasti “Trajaktorja”

TË FUNDIT

Rasti “Trajaktorja”, e Prokurorisë Publike Speciale që ka të bëjë me gjykimin për zgjedhjen e kompanisë së ndërtimit të autostradave Milladinovc –Shtip Kërçovë – Ohër shtyhet për më 3 shtator për shkak të mungesës të një eksperti.

Gjykatësi Goran Boshevski tha se eksperti nuk e ka njoftuar Gjykatën se është në pushim, ndërsa Lile Stefanovska nga Prokuroria Publike Speciale theksoi se eksperti i ka njoftuar por nuk e di se pse eksperti nuk e ka njoftuar edhe Gjykatën.

Rasti “Trajaktorja”, ende ndodhet në procedurë dëshmuese, sipas aktakuzës të PPS-së, të akuzuarit buxhetin e shtetit e kanë dëmtuar 155 milion euro. Në këtë rast akuzohen ish kryeministri në arrati Nikolla Gruevski, i cili gjykohet në mungesë, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, ish zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski dhe ish drejtori i NP “Rrugë Shtetërore” Ljupço Georgievski.