Shtyhet mbledhja e përbashkët e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë

Must Read

Në spitalin në Strugë nuk ka vend për persona pozitivë në Kovid-19

Dhjetë shtretërit e planifikuar për pacientët pozitivë për Kovid 19 në Repartin Intern të Spitalit të Përgjithshëm...

Zekiri, Llukarevska dhe Rexhepi japin dorëheqje nga funksioni i deputetit

Deputetët Muhamed Zekiri dhe Sanja Llukarevska nga LSDM dhe Bajram Rexhepi nga BDI kanë dhënë dorëheqje nga...

Instituti për Shëndet Publik do të bëjë 1000 testime në ditë, hapet repart i ri për testim

Përveç repartit ekzistues të pranimit, nga sot në Institutin e Shëndetit Publik do të funksionojë edhe një...

Mbledhja e përbashkët e qeverive të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, e cila duhej të mbahej në qytetin e Shkodrës të premten, më 25 shtator, është shtyrë për një javë, dhe do të mbahet më 2 tetor, bëri të ditur kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Siç informon korrespondenti i MIA-s nga Prishtina, Hoti përmes faqes së tij në Fejsbuk mbrëmë informoi se mbledhja është shtyrë për shkak të asaj që në terminin fillestar në të cilin duhej të mbahej është thirrur mbledhje e Parlamentit të Kosovës.

“Për shkak të mbledhjes së Kuvendit të Kosovës, u dakorduam me kryeministrin Rama që mbledhja e përbashkët me kryeministrin Rama e dy qeverive tona, e paraparë për këtë të premte, ta mbajmë më 2 tetor. Falënderojmë kryeministrin Rama për mirëkuptimin dhe dy ekipet tona për përgatitjen e mbledhjes”, shkroi Hoti.

Mbledhja në Shkodër do të jetë mbledhja e gjashtë e përbashkët me radhë e qeverive të të dyja shteteve dhe në të, sipas paralajmërimeve, duhet të nënshkruhen disa marrëveshje të reja, si dhe të plotësohen marrëveshjet e arritura paraprakisht mes të dyja shteteve.

Koordinatorja nga ana e Kosovës, zëvendëskryeministrja Albulena Balaj – Halimaj në një deklaratë për mediat e Prishtinës paralajmëroi nënshkrimin e tri, siç tha, “marrëveshjeve të mëdha”, si dhe plotësim të një pjese të atyre të cilat janë arritur paraprakisht.

Sipas saj, bëhet fjalë për hapje të doganës për nevojat e Kosovës në Durrës, pastaj për linjën hekurudhore dhe për hidrocentralin i cili do të ndërtohet në Republikën e Shqipërisë për Kosovën.

Mbledhja e parë e përbashkët u mbajt më 11 janar të vitit 2014 në Prizren dhe ishte udhëhequr nga kryeministrat e atëhershëm të Kosovës dhe Shqipërisë, Hashim Thaçi dhe Edi Rama, të cilët atë ngjarje e quajtën “historike”

Në spitalin në Strugë nuk ka vend për persona pozitivë në Kovid-19

Dhjetë shtretërit e planifikuar për pacientët pozitivë për Kovid 19 në Repartin Intern të Spitalit të Përgjithshëm të Strugës janë mbushur.

Zekiri, Llukarevska dhe Rexhepi japin dorëheqje nga funksioni i deputetit

Deputetët Muhamed Zekiri dhe Sanja Llukarevska nga LSDM dhe Bajram Rexhepi nga BDI kanë dhënë dorëheqje nga funskioni i deputetit. Dorëheqjet vijnë...

Instituti për Shëndet Publik do të bëjë 1000 testime në ditë, hapet repart i ri për testim

Përveç repartit ekzistues të pranimit, nga sot në Institutin e Shëndetit Publik do të funksionojë edhe një repart tjetër i pranimit, me...

Mickoski kërkon nga Qeveria që të sëmurët kronikë të lirohen nga puna

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, ka bërë thirrje që personat me sëmundje kronike të lirohen nga puna, për shkak të siç thotë,...

Zaev për TV21: Nuk kam pasur kontakt direkt me Spasovskin, por do të testohem

Kryeministri i vendit Zoran Zaev për TV21 deklaroi se nuk ka pasur kontakt me ministrin e Punëve të Brendshme Oliver Spasovskin, por...

More Articles Like This