Shtyhet gjykimi i Merkos për blerjen e Audi A6

TË FUNDIT

Gjykatësi i Gjykatës Themelore Penale në Strugë, Jovan Jovanov njoftoi se është anuluar seanca e sotme gjyqësore ndaj Ramiz Merkos, për blerjen e veturës Audi A6 nga ana e komunës së Strugës, përcjell TV21. Sipas njoftimit, gjykimi do të vazhdojë më 5 mars, në ora 09:00 me gjykatës tjetër.

Paraprakisht, në të njëjtën gjykatë u mbajt seancë edhe për akuza të tjera ndaj Merkos për emërimin, siç thuhet në akuzë, të paligjshëm të drejtorëve në disa shkolla fillore, në fshatrat Podgorcë, Labunishtë, Radolishtë dhe Veleshtë, respektivisht ku për drejtorë ishin emëruar persona që nuk i plotësonin kushtet.

Në Gjykatë pritet të vazhdojë edhe seanca tjetër ndaj Merkos, për vendosjen e bustit para komunës.