Është shënuar rritje e vajit për ushqim dhe ka mungesë të sasisë së tij.
Për këtë është pyetur ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Ai thotë se krahas masës për uljen e TVSh-së për produktet bazë ushqimore, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dikasteri ekonomik është duke punuar në krijimin e masave të tjera – të cilat siç tha Bekteshi, kanë për qëllim të zbusin presionin në pjesën e rritjes së çmimeve.
“Sigurisht se po bëjmë edhe masa të tjera në pjesën e verifikimit të sasive të caktuara, të cilat nëpërmjet Ministrisë së Bujqësisë do të mund të subvencionohen prodhuesit tanë. Sa i takon vajit, ne jemi në komunikim të rregullt me prodhuesit tanë, prodhues vendor të cilët janë tre. Duke e pasur parasysh se ka rritje të bursës së vajit dhe për këtë ka rritje të caktuara të çmimeve. Më e rëndësishmja në këto momente është ajo se në Maqedoninë e Veriut nuk ka problem në pjesën e furnizimit dhe prodhimit të vajit për ushqim. Sa i takon masave të tjera, i ndjekim rregullisht dhe nëse është e nevojshme ne do të miratojmë masa të reja me qëllim që të zbusim presionin në pjesën e rritjes së çmimeve”, tha Bekteshi, transmeton TV21.
