Shtrenjtohet benzina, lirohet dizeli, çmime të reja për derivatet e naftës

TË FUNDIT

Për gjysmë denari do të shtrenjtohet benzina, dhe për aq do të lirohet dizeli. Për një denar, do të lirohet edhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri, ka vendosur sot Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Çmimi i ri Eurosuper 95 do të jetë 60 denarë për litër, kurse Eurosuper 98 do të shitet për 62 denarë për litër.

Çmimi i dizelit do të jetë 52.50 denarë për litër, ndërkaq i vajit ekstra të lirë 52 denarë për litër.

Mazuti do të lirohet dhe çmimi i tij do të arrijë 25.709 denarë për kilogram. /TV21