Pas rritjes së çmimit të vajit, Inspektorati sonte mbylli dy depo tregtare.
Inspektorati i Tregut i ka mbyllur dy depo të operatorëve ekonomikë, pas rritjes drastike të çmimeve të produkteve bazë të ushqimit.
Kështu bëri të ditur përmes një komunikate Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Bëhet e ditur se gjatë aksionit të sotëm janë mbyllur përkohësisht dy depo të operatorëve ekonomikë në Fushë Kosovë dhe Graçanicë./21Media
