Administrata Kombëtare e Shtypit dhe Publikimit e Kinës (NPPA) ka lëshuar një njoftim për parandalimin e varësisë së të miturve ndaj lojërave online.
Ofruesit e lojërave online mund të japin vetëm shërbime njëorëshe për të miturit nga ora 20:00 -21:00 të premteve, të shtunave dhe të dielave, si dhe në festat zyrtare, sipas dokumentit të bërë publik të hënën, cituar nga “Xinhua”.
Në dokument bëhet thirrje për zbatimin e rreptë të regjistrimit me emrat e vërtetë, duke shtuar se ofruesit e lojërave në internet nuk duhet të ofrojnë asnjë formë të shërbimit të lojërave për përdoruesit që dështojnë të regjistrohen.

Në vitin 2020, mbi 10.000 lojëra ishin kontrolluar nga NPPA dhe më shumë se 50 kompani janë këshilluar dhe trajtuar.

NPPA është zotuar të kryejë një fushatë të veçantë në shkollat fillore dhe të mesme dhe do të bëhen përpjekje për të forcuar komunikimin midis industrisë së lojërave online, prindërve, mësuesve dhe shkollave për të krijuar një mjedis më të mirë për zhvillimin e shëndetshëm të të miturve.
