Në afërsi të Shtipit është djegur një autobus i cili transportonte nxënës në ekskursion. Të lënduar nuk ka asnjë.
Ngjarja fatkeqe ka ndodhur sot rreth orës 10:20. Në autobus ka pasur rreth 40 nxënës të klasës së tretë të cilët ishin nisur për të realizuar në natyrë në fshatin Piperovë të Shtipit.
Arsimtarët dhe shoferi i autobusit e kanë ndjerë që autobusi nxjerr tym, dhe menjëherë nxënësit kanë dalë jashtë nga autobusi dhe janë drejtuar në drejtim të fshatit, kurse shoferi ka paraqitur rastin tek njësiti anti-zjarr.
Burimi: Sloboden Peçat

