Gjatë këtyre ditëve pritet të publikohet korniza e negociatave e Bashkimit Evropian për vendin tonë, por vendi ende nuk ka një qëndrim konsensual se cila do të jetë qasja e saj gjatë procesit të negociatave të Bashkimit Evropian, pasi tash për tash kemi Qeveri teknike e kurse nga ana tjetër shteti hynë në proces zgjedhor.
Por që të arrihet konsesusi nacional duhet të ketë takim liderësh, e kjo siç njoftuan nga kabineti i presidenti i vendit, Stevo Pendarovski për TV21 pritet të ndodh pas zgjedhjeve të 15 korrikut.
“Presidenti Stevo Pendarovski konsideron se për çështjen e euro-integrimeve të vendit, si qëllime strategjike, duhet të ketë konsensus nacional. Në këtë drejtim jemi të gatshëm të thërrasim takim të liderëve për çështjet kyçe, si korniza negociuese e BE-së. Por, gjatë kësaj periudhe resurset drejtohen në përballjen e pandemisë së Kovid-19, kurse më 15 korrik na presin zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, tha Stevo Pendarovski.
Nga presidenti Pendarovski vlerësojnë se konsensusi nacional do të ndihmonte edhe në verifikimin e verifikimin e kornizës negociuese. Megjithatë edhe kjo pritet të ndodhë pas zgjedhjeve, pas funksionalizimit të institucioneve, sepse atëherë do të rriten kapacitetet e shtetit.
Për formimin e qëndrimit konsensual, takim liderësh kohë më parë ka kërkuar edhe zëvendëskryeministri për çështje Evropian, Bujar Osmani.
“Bëj thirrje deri tek Presidenti i vendit dhe tek partitë politike për t’u ulur, për të dhënë dorën njëri tjetrit për një marrëveshje shtetërore për qasje të përbashkët në procesin e negociatave”, tha Bujar Osmani, zëvendëskryeministër.
Sipas tij, qëndrimi konsesual do të mundësojë që në procesin e negociatave të pasqyrohen pozicionet shtetërore, e jo partiake dhe politike.
Kohë më parë, eurokomesari për zgjerim, Oliver Varhejli para Parlamentit Evropian deklaroi se korniza e negociatave e përpiluar nga ata është në shqyrtim te shtetet anëtare të BE-së. Në formën e harmonizuar, Varheji paralajmëroi se korniza do të publikohet gjatë kësaj jave. Korniza negociuese vjen pasi vendi mori datën për çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian.