SHI-ja terroriste mori përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës të natës së kaluar në Vjenë. Kjo theksohet në kumtesën e SHI-së në kanalet e tyre në Telegram.
Në porosinë propaganduese, grupi terrorist e përshëndeti vdekjen dhe plagosjen e 30 “bartësve të kryqit” nga ana e një “ushtari të kalifatit”, transmeton “Indipendent”.
SHI ka shpërndarë një video në të cilën Kujtim Fejzullai, terroristi që kreu sulmin e mbrëmshëm në Vjenë, i betohet në besnikëri udhëheqësit të tij, Abu Ibrahim al-Hashimi al-Kurashi, në gjuhën arabe.
Ai ka pozuar me pushkë automatike, pistoletë dhe hanxharë me të cilat ka qenë i armatosur gjatë sulmit.
Në sulmin e mbrëmshëm terrorist në Vjenë jetën e kanë humbur katër persona, mes të cilave edhe sulmuesi 20 vjeçar ithtarë i Shtetit Islamik, i cili u vra nga ana e policisë. Në sulm u plagosën 17 njerëz.
