Shteti Islamik merr përgjegjësinë për sulmin në Izrael

TË FUNDIT

Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin në qytetin Hadera, Izraeli qendror, me ç’rast humbën jetën dy persona.

SHI në Telegram publikoi se në sulm humbën jetën dy ushtarë, ndërsa 10 u plagosën.

Paraprakisht, përfaqësuesit e sigurisë izraelite njoftuan se dy sulmues arab të armatosur hapën zjarr dhe kanë vrarë dy persona në Hadera, rreth 50 kilometra në veri të Tel Aviv. Në raport potencohet se sulmuesit janë eliminuar.

Ky është sulmi i dytë për më pak se shtatë ditë.