Ka përfunduar nata e parë gjysmëfinale e Festivalit Evropian të Këngës “Eurovision 2021”.
Dhjetë shtetet e gjysmëfinales së parë që arritën të kualifikohen për në finalen e “Eurovision 2021” që do të mbahet më 22 maj janë: Norvegjia, Izraeli, Rusia, Azerbajxhani, Malta, Lituania, Qipro, Suedia, Belgjika e Ukraina.
“Eurovision 2021” po mbahet në Roterdam, Holandë.
Në natën e dytë gjysmëfinale që do të mbahet më 20 maj, do të interpreton Anxhela Peristeri e cila përfaqëson Shqipërinë me këngën “Karma”.
Nata finale mbahet më 22 maj./21Media