Shtetet e Bashkuara sot përkujton 18-të vjetorin e sulmeve të përgjakshme të 11 shtatorit të viti 2001.
Më 11 shtator të vitit 2001 u krye një sulmë ndaj kullave binjake nga një grup prej 19 personash, 15 prej të cilëve ishin nga Arabia Saudite, dy nga Emoratet e Bashkuara Arabe, një nga Egjipti dhe një nga Libani.
Një aeroplan i rrëmbyer fillimisht ishte përplasur mbi kullën e Qendrës Botërore të Tregtisë në New York duke shkaktuar zjarr ndërsa 17 minuta më vonë një aeroplan pasagjerësh përplaset mbi kullën jugore.
Më 11 shtator të vitit 2001 hbën jetën rreth 3 mijë persona, në kullat binjake ishin 2.752 persona, prej tyre 343 zjarfikës dhe 60 policë. Në këtë sulm ku humbën jetën rreth 3 mijë persona pjesa më e madhe e viktimave ishin civilë të 70 kombësive të ndryshme.
Sulmi i 11 shtatorit të vitit 2001 ndryshoi shumë gjëra në botë, thonë ekspertët. Këto ngjarje u bënë shkaku për nisjen e fushatës kundër terrorizmit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
