Shtetasit e Maqedonisë në kërkim të veturave të lira nga Mynihu i Gjermanisë

TË FUNDIT

Në disa vende evropiane, lufta kundër ndotjes së trafikut po rritet dhe po merren masa për kufizimin e përdorimit të automjeteve që kontribuojnë në emetimin e substancave ndotëse në nivel lokal dhe kombëtar, përcjell TV21. Një nga shembujt më të fundit i kësaj praktike është Mynihu, kryeqyteti i Bavarisë, ku lëvizja e automjeteve ndotëse tashmë është kryesisht e ndaluar në pjesë të caktuara të qytetit. Kështu, një numër i madh i gjermanëve detyrohen të zëvendësojnë automjetet e vjetra me të reja dhe t’i shesin të vjetrat me çmime më të ulëta. Sipas informacioneve të Adria Bloomberg, për shkak të kësaj, shtetasit e Maqedonisë së Veriut janë tejet të interesuar në vetura gjermane të përdorura, ndaj ndahen informacione, faqe interneti dhe për të blerë diçka nga atje. Adria Bloomberg ka analizuar se çfarë veturash ofrohen.

ËSHTË PARALAJMËRUAR EDHE NDALIMI I AUTOMJETEEVE ME NAFTË, ME STANDARDIN EURO 5

Kryeqyteti i Bavarisë tashmë prej disa kohësh po zbaton  politikë kufizuese për reduktimin e gazrave të dëmshëm nga trafiku. Paketa e masave zbatohet hap pas hapi. Në qytet është përcaktuar e ashtuquajtura zonë aktive, ku theksohet se emetimi i gazrave të dëmshëm nuk duhet të kalojë kufirin e caktuar. Nga 1 shkurti i këtij viti, të gjitha automjetet me motorë dizel nga klasa e emetimeve deri në standardin Euro 4 nuk lejohen më të hyjnë në rrugët e brendshme dhe në unaza të caktuara të trafikut. TV21

Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se nëse niveli i ndotjes nuk ulet brenda muajve të parë të zbatimit të masës, Mynihu planifikon të ashpërsojë edhe më tej masat, në atë mënyrë që nga tetori i vitit 2023, të ndalohen automjetet me naftë me Euro 5 standart. Për momentin, nga masat janë përjashtuar banorët, postat dhe operatorët e biznesit, por nga 1 prilli 2024 edhe ata do të duhet të respektojnë edhe rregullat e reja për automjetet me naftë. TV21

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në fillim të vitit 2021 premtoi ndalimin e importit të automjeteve të përdorura që janë nën standardin Euro 5, por kjo u anulua dhe si rrjedhojë edhe sot e kësaj dite lejohet importi i automjeteve më të vjetra se dhjetë vjet. Me shtyrjen e ndalimit të importeve nën standardin Euro 5, u shty edhe masa e paralajmëruar për vendosjen e etiketave ekologjike për të gjitha automjetet në vend.

Çfarë ofrohet në shitje në Mynih?

Nëpërmjet një prej faqeve më të famshme gjermane për blerje automjetesh mobile.de, e cila është më e popullarizuara në mesin e qytetarëve tanë, kërkuam se çfarë veturash ofrohen për shitje në Mynih dhe rrethinë. Parametrat kryesorë që ne kërkuam ishin që automjeti të ishte prodhuar midis viteve 2005 dhe 2020, të kishte motor me naftë dhe të kushtonte nga 2000 deri në 10000 euro. Në këto parametra, faqja ofroi mbi 4800 automjete. TV21

Ndër veturat më të shumta që ofrohen janë ato Volkswagen Golf. Kështu, një “Golf” me motor nafte i prodhuar në vitin 2010 dhe me 126 mijë kilometra të kaluara shitet për 7950 euro.

Burimi: Mobile.de

“Volkswagen Polo” me motor turbo dizel krej 1.200 cc, prodhim i vitit 2012 dhe me 157.000 kilometra të kaluara, shitet me çmimi prej 5.690 euro.

Burimi: Mobile.de

Ndër automjetet më të reja, me standart Euro 5, që ofrohen në shitje, janë atë me marka të ndryshme me çmime që varen nga viti i prodhimit dhe kilometrazhi. Kështu, Audi A6 me motor nafte i prodhuar në vitin 2014 ofrohet me një çmim prej 18.450 eurove.

Burimi: Mobile.de

“Mercedes GLK 350” i vitit 2014, me 150.000 kilometra të kaluara, shitet me çmim prej 21.980 eurove.

Burimi: Mobile.de

“Volkswagen Touran” i vitit 2012, me 115.800 kilometra të kaluara, shitet për 17.490 euro.

Burimi: Mobile.de

Kuptohet, këto janë çmimet e makinave në Gjermani, të cilat rriten pastaj nga kostot e transportit dhe taksave.