Një shtetas i Belgjikës është arrestuar në pikën kufitare “Tabanoc”, përcjell TV21. Nga MPB thonë se i njëjti gjatë kontrollit kishte dorëzuar patentë shoferi të shtetit të Belgjikës, që rezultoi të jetë r falsifikuar.
“Më datë 01.08.2023 në ora 23:45 në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, në dalje nga shteti, gjatë kontrollit kufitar të B.G.M.(29) nga Republika e Belgjikës, është konstatuar se patentë shoferi i Belgjikës, të cilën personi e ka dorëzuar për kontroll, ishte i falsifikuar. I njëjti është privuar nga liria dhe i është dorëzuar punonjësve të policisë nga SPB-Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme”, shtojnë nga MPB.