Shtetasi amerikan dënohet me 16 vjet burg në Arabinë Saudite

TË FUNDIT

Djali i një qytetari amerikan të burgosur në Arabinë Saudite për shkak të kritikave ndaj qeverisë saudite tha të martën se babai i tij “nuk është aspak një disident”.

“Babai im është një qytetar amerikan i moshuar, i cili thjesht dëshiron të jetojë i lirë dhe i lumtur në Shtetet e Bashkuara, ku ai mori arsimin e tij”, tha Ibrahim Almadi, për CNN.

Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmoi se 72-vjeçari Saad Ibrahim Almadi është burgosur në Arabinë Saudite pasi u dënua me 16 vjet burg për postime në Twitter që kritikonin qeverinë saudite.

Burgimi i Almadit u raportua fillimisht nga The Washington Post.

Ibrahim Almadi tha se nëse babai i tij do të ishte mbajtur në Rusi ose Iran, “ne do ta shihnim emrin e tij në titujt kryesorë çdo mëngjes”./21Media