Shtesa për fëmijën e tretë do të marrin vetëm familjet me të ardhura minimale. Ministrja e punës dhe politikës sociale, Milla Carovska, tha se shtesat nuk janë ndërprerë, por nuk do të mund t’i gëzojnë të gjithë.
Sipas Carovskës, vetëm familjet që kanë të ardhura deri 12 mijë denarë ose njëri prind merr pagë minimale që shënon 12 mijë e 500 den, do të mund të shfrytëzojnë shtesën për fëmijën e tretë. Kështu për 10 vjet do të marrin nga 8 mijë denarë në muaj vetëm familjet e varfra, që përbëjnë 30% e popullsisë së Maqedoninë së Veriut.
“Tani shtesën për fëmijën e tretë do ta pranojnë vetëm ata që kanë pak. Me të ardhura të përgjithshme deri në 12 mijë denarë ose deri në pagë minimale në familje. Nëse familja ka të ardhura deri në 12 mijë denarë, ata do të mund ta realizojnë të drejtën për “fëmijën e tretë” siç ka qenë edhe me ligjin e kaluar”, deklaroi Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska
Ndërkaq nga muaji i ardhshëm qytetarët do të mund t’i shfrytëzojnë shtesat e reja që janë të parapara me reformat sociale. Ministrja Milla Carovka u bëri thirrje familjeve të rrezikuara sociale që nga e mërkura të paraqiten në Qendrat për punë sociale. Thirrja u drejtohet të gjithë qytetarëve që pranojnë ndihmë sociale, familjeve me fëmijë që kanë një pagë minimale, prindërit që janë përkujdesur për një fëmijë më nevoja të veçanta dhe janë mbi moshën 62 vjeç dhe nuk marrin pension, dhe personat mbi moshën 65 vjeç që nuk kanë të drejtë pensioni, sepse nuk kanë stazh pune.
Familja katëranëtarëshe me dy fëmijë në shkollës do të marrin një pagesë mujore apo ndihmë sociale prej 10.600 denarëve.
Personat e moshës së shtyrë mbi 65 vjet që nuk kanë përvojë pune dhe pension, do të marrin nga 6.000 denarë.
Prindërit që janë përkujdesur për fëmijë me nevoja të veçanta dhe tani janë mbi moshën 62 dhe 64 vjeçe do të marrin nga 8.000 denarë.
Gjithashtu me reformën sociale rreth 6 mijë qytetarë mbi moshën 65 vjeçare që nuk kanë të ardhura tjera, do të kenë rastin të marrin nga 6 mijë denarë.
“Çdo person që është mbi moshën 65 vjeçe, që ka jetuar 15 vjet në territorin e këtij shteti, që nuk ka të ardhura tjera prej të cilave mund të jetojë, por vetëm si familje nukleare, domethënë gjyshja dhe gjyshi, pavarësisht nga prona dhe të ardhurat e fëmijëve të tyre, le të paraqiten në qendrat për mbrojtje sociale dhe të dorëzojnë kërkesë”, u shpreh Mila Carovska Ministre e Punës dhe Politikës Sociale.
Për familjet ku burri dhe gruaja i plotësojnë kushtet për përdorimin e sigurimit social, pagesën do ta shfrytëzon vetëm një anëtar, sepse bëhet fjalë për masë sociale dhe jo për të drejtë që lidhet me sistemin e pensioneve.
Përgatiti: Almedina Ismajli
