Më këtë ditë, para shtatë vjetësh, në Maqedoni u mbajt referendum, në të cilin qytetarët u shprehën nëse janë për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e Marrëveshjes së Prespës me Greqinë, përcjell TV21. Me këtë marrëveshje u ndryshua emri i shtetit në Maqedonia e Veriut. Fushatën për referendumin e mbështetën atëkohë kryeministri Zoran Zaev dhe koalicioni qeveritar.
Mbështetje për opsionin “Për” dhanë edhe liderë evropianë si Angela Merkel dhe Sebastian Kurz, si dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg. Liderët nga blloku i partive shqiptare në Maqedoni dhe udhëheqësit e tyre po ashtu e mbështetën marrëveshjen. Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE paralajmëroi bojkot, ndërsa presidenti Gjorgje Ivanov i thirri qytetarët të mos dilnin në votim.