Komisioni do të mblidhet nga ora 14:00
Komisioni Ad-hoc për hartimin e Projekt-Rezolutës për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në Kosovë shqyrton draft-rezolutën për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në Kosovë të shkaktuara nga ana e ish-regjimit shtetëror serb.
Sipas njoftimit, komisioni do të shqyrtojë raportin duke filluar nga ora 14:00, në Kuvendin e Kosovës.
Në muajin e kaluar, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i ka dërguar letër Parlamentit Evropian dhe vendeve të QUINT-it për krimet dhe gjenocidin që Serbia ka kryer në Kosovë gjatë luftës së fundit 1998-1999.
Ndryshe, Kuvendi i Kosovës më 15 prill ka miratuar formimin e komisionit Ad- Hoc, për gjykimin e krimeve të luftës nga shteti serb ndaj popullit të Kosovës./21Media
