Shqyrtim në Listën zgjedhore deri dje kanë bërë 3.910 persona

TË FUNDIT

Procedura për shqyrtim publik të Listës zgjedhore është duke u zhvilluar dhe do të zgjasë deri më 9 shtator të vitit 2021, njofton Komisioni Shtetëror Zgjedhor.

“Deri dje, gjithsej 3.910 persona u kontrolluan në Listën zgjedhore, u paraqitën nëntë kërkesa për regjistrim në Listën zgjedhore, 12 kërkesa për fshirje të të dhënave nga Lista zgjedhore dhe tre kërkesa për ndryshim të të dhënave në Listës zgjedhore”, thuhet në kumtesën e KSHZ-së.

Gjithsej 14 kërkesa u paraqitën në Komisionin Shtetëror Zgjedhor në adresën emailit upisis@sec.mk.