Në vendvotimin 2353 dhe 2353/1 në Koliçan të Poshtëm në shkollën fillore “Kemal Ataturk” nga ana e R.E. (27) nga fshati Koliçan i Poshtëm ka nënçmuar një polic, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.
Në SPB Shkup rreth orës 15:40 nga kryetari i komisionit zgjedhor S.A. në shkollën fillore “Goce Dellçev” në lagjen Ilinden në vendvotimin numër 2393 është denoncuar se R.A. në lagjen Ilinden e ka fotografuar fletëvotimin dhe ua ka treguar anëtarëve të komisionit zgjedhor. Merren masat për zbardhjen e rastit.
SPB Veles në ora 18:15 në vendvotimin 1239 në shkollën fillore “Dimko Gaberot” në Demir Kapi personi V.M. nga Demir Kapia ka ardhur që të realizojë të drejtën e votës, dhe kur komisioni ia ka dhënë fletat, i njëjti i ka shqyer dhe i ka vendosur në xhep, transmeton TV21.
